Drejtori i informacionit të televizionit Ora, Brahim Shima ka folur për “Fax News” duke treguar gjithçka ndodhi me Inspektoriatin Shëndetësor Shqiptar që mori vendimin për mbylljen e televizionit pas gjòbitjes me 20 milionë lekë. Shima e cilësoi qesharak vendimin e ISHSH që thotë se inspektoi në ambientet e televizionit, ku u realizuan emisione me disa të ftuar, gjë që konsiderohet shkelje pasi mund të shërbejë për përhapjen e korònavirusit.
“Sipas Inspektoriatit, Inspektimi është bërë në terren. Por në këtë redaksi nuk ka ardhur askush për inspektim. Përmes disa fotove, u vendosën 2 gjòba prej 10 milionë lekësh secila. Dy orë më pas vjen një tjetër shkresë, shkresa e dytë. Në mënyrë absurde, brenda ditës vjen shkresa për mbyllje të aktiviteti plus gjòba të reja që janë nga 10 milionë lekë për një argument për pjesëmarrjen e studiove të televizionit. Unë ju bëj të qartë se studio e televizonit Ora janë rreth 400 metra katror secila. Secili qëndron 2-2.5 metra larg njëri-tjetrit.
Dhe unë ngre pyetjen, kur në rrugët e Tiranës, kryeqytetit tonë, njerëzit shkojnë krah më krah prej 2-3 javësh dhe vjen vendimi për të hapur çdo biznes të mundshëm, madje dhe kafenetë, vjen ndalimi për kë, vetëm për televizionet qenka ndalimi. Nuk është se po mbyllet një televizion Ora, po mbyllet një fjalë, e drejta për të thënë fjalën e lirë. Dhe mbyllet në një kohë të vështirë. Pra ndryshon Kodin Penal dhe vjen një hákmarrje, mbyllet një televizion. A do na ndalojnë të flasim në rrugë? Do na ndalojnë fjalën e lirë. Thonë se u bënë dy inspektime nga një orë. Njëri është në orën 13 dhe zgjat një orë, prap deri në orën 13. Unë nuk e di si bëjnë 13 shto një dhe 13. Megjithatë e konsiderojmë një gafë të atij që e ka shkruajtur, ndoshta nga nxitimi. Është qesharake.” (A.M/Faxweb.al)