AktualitetFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

“Bosnja është bombë me sahat”/ Macron futet në telashe, Sarajeva thërret me urgjencë…

Një ditë më parë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron theksoi se shqetësimi më i madh në Ballkan është “kthimi i xhihadistëve” në Bosnje të cilën e quajti edhe “bombë me sahat”.

Macron e ka konsideruar shtetin Ballkanik shqetësimin më të madh të Evropës, për atë që siç tha ai “rikthimin e xhihadistëve”.

Anëtari kroat i presidencës së Bosnjës, Zeljko Komisiq, tha se do të thërras ambasadorin e Francës në Sarajevë për një shpjegim për komentet e Macronit gjatë një interviste për revistën The Economist, shkruan Al Jazeera.

Një zëdhënës i komunitetit islamik në Bosnje, Muhamed Jusic, i ka përshkruar si skandaloze komentet e Macronit.

“Afër 300 qytetarë të Bosnjës, shumë prej tyre fëmijë dhe gra kanë shkuar në Siri dhe Irak, krahasuar më 1.900 francezë”, ka thënë Jusic.

“Këto ditë, Franca pritet t’i kthejë afër 450 xhihadistë. Unë nuk e shoh si problem më të madh këtë në Bosnje se sa në Francë”, ka thënë ai.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *