Nëse Facebook-u nuk iu punonte dhe u bllokua gjatë mbrëmjes së 9 prillit, 2021, nuk ishit të vetmit që ju ndodhi kjo gjë. Disa përdorues në të gjithë SH.B.A. raportuan se kishin një gabim në server kur përpiqeshin të hynin të enjten pasdite, thonë mediat ndërkombëtare.
Sipas DownDetector, kishte mbi 10,000 raporte të ndërprerjeve që nga ora 5:20 pasdite, ET me 59% të përdoruesve po përjetonin një ndërprerje totale të platformës.
Të dy platformat dukeshin se ishin në funksion dhe funksiononin normalisht pas orës 6 pasdite.
Ky është bllokimi i dytë në më pak se një muaj, që iu ndodh gjigantëve të rrjeteve sociale. Ndonëse kjo periudhë mund të jetë dukur shumë e gjatë për përdoruesit, kësaj radhe ndërprerja zgjati më pak, rreth 20 minuta.
Një zëdhënës i kompanisë tha se “një ndryshim i konfigurimit bëri që shërbimet e Facebook të mos ishin të disponueshme për disa njerëz”. “Jemi duke hetuar dhe zgjidhur çështjen. Kërkojmë falje për shqetësimin”, tha zëdhënësi.
Ndërkohë, Twitter-i u përmbyt me meme dhe shaka pasi shërbimet e Facebook Inc, përfshirë Instagram dhe WhatsApp pësuan një tjetër ndërprerje globale të Enjten.
Kishte më shumë se 154,100 raporte të ndërprerjeve në Facebook, 80,200 në Instagram dhe 1,300 në WhatsApp, sipas Down Detector, një faqe për monitorimin e ndërprerjeve në kohë reale.