Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat teksa ka folur për grevën e kontrollorëve ka ftuar kryeministrin Edi Rama, ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, sindikatën e kontrollorëve, NATO-n dhe ndërkombëtarët për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate.
Meta:
Çështja e pagave është plan biznesi i Albkontrollit. Gjithashtu Albkontrolli ka një llogari në Eurokontroll dhe nëse ka ndonjë problem në bllokimin e një llogarie të tillë duke respektuar kontratën, ndaj n këtë moment delikat dua të shpreh keqardhjen për veprimin e kontrollorëve dhe i bëj thirrje kryeministrit në detyrë që ti thërras mendjes dhe nuk mund të bëjmë lojëra të tilla në një moment të tillë për arsyet që përmenda dhe nuk jemi në Amerikën Latine tani në disa dekada më parë.
Nuk shqetësohem nga kërcënimet e tilla dhe në zgjedhjet pluraliste që do bëhen dhe nuk e luan topi dhe meqë jemi në këtë situatë unë e ftoj kryeministrin dhe ministren dhe sindikatën të bëjmë takimin dhe ftoj dhe përfaqësues të forcave të NATO-s amerikanëve, britanikëve, BE dhe institucionit ajror europian të zhvillojmë një bisedë dhe ti japim një zgjidhje kësaj situate.
(R.G/Faxweb.al)