Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka folur për bllokimin e Rinasit për të cilën tha se greva e kontrollorëve është duke cënuar sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndërkohë më tej, Meta tha se kontrollorët kanë 10 muaj që kërkojnë një bisedim me autoritetet për të folur për shqetësimet e tyre, por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh.
Meta:
Ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, cënon dhe sigurinë ndërkombëtare dhe jo vetëm kombëtare. Është një mesazh i gabuar dhe lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh ka ngritur pretendimet e saj jo vetëm ndaj ministrisë, por edhe autoriteteve të aviacionit dhe institucioneve ndërkombëtare për të gjitha arsyet sepe është dhe hapësirë e NATO-s dhe nuk ka pasur asnjëherë dialog me sindikatën e tyre dhe institucioneve.
Duke parë problematikën pa zgjedhje i kam pritur në takim një përfaqësi të tyre dhe është bërë e publike, ata nënvizuaqn faktin se të drejtat ishin cënuar. Kundërshtonin pezullimin e të drejtave të cënuara .
Prej më shumë se 10 muajsh nuk kishin marrë asnjë përgjigje dhe askush nuk ishte përgjigjur. Pas këtij takimi i kemi dërguar shkresë, ministres dhe kryeministrit si dhe duke vënë në djeni partnerët tanë ndërkombëtarë pasi mund të përmbajë rrezik për sigurinë.
(R.G/Faxweb.al)