Hidajet Mehmetaj, një prej ekzekutorëve të Ridvan Ramazanit, ka mbërritur në gjykatën e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie.
Ngjarja ka ndodhur në 28 Nëntor të vitit të shkuar, dhe Hidajet Mehmetaj ishte i shpallur në kërkim së bashku me vëllain e tij Duel Mehmedaj, i cili ndodhet akoma ne arrati.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, Gjykata e Shkodrës është rrethuar me forca të shumta police.
Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Duel Mehmedaj. Në makinë me të ka qenë edhe i vëllai i tij, Hydajet Mehmetaj. Ky i fundit ka qenë thjesht i pranishëm në vendngjarje, por nuk ka kryer asnjë veprim.
Fisi Mehmetaj është nga fshati Darragjat i Shkodrës. Autori i dyshuar dhe viktima janë nga i njëjti fshat.