Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

Blindohen sërish Krimet e Rënda, pas “Xibrakës” pritet përballja Shullazi-Beqja

Gjykata e Krimeve të Rënda është blinduar paraditen e sotme për shkak të seancave të rëndësishme në rend dite. Bëhet fjalë për dy çështje me rëndësi si ajo e “Xibrakës”, e cila ka përfunduar së shqyrtuari për sot dhe çështja e  Shullazit.

Pas seancës për laboratorin e drogës në Xibrakë, ku u dha pretenca për 8 persona, mes tyre edhe për Ermal Hoxhën, në mesditë pritet përballja mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja.

Bëhet fjalë për një tentativë të trupës gjyqësore për të arritur këtë përballje, pas rasteve të shumta të shtyrjes së seancës.

Biznesmeni Ylvi Beqja akuzon Emiljano Shullazin se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë arritur t’i marrin 500 mijë euro në çeqe.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *