Kandidati i LSI-së në Durrës, Bahri Shaqiri ka bërë një denoncim mbrëmjen e sotme për një makinë që po shpërndante para sipas atij në lagjen e Keçëve.
Shaqiri madje ka shpërndarë dhe foto të makinës në Facebook. Ai fton SPAK të çojë më thellë hetimin më thellë ndaj personave në këtë makinë.
Ky denoncim vjen pak orë pasi mbështetësit e PD-së dhe LSI-së kapën në Maqellarë një makinë e cila sipas tyre ishte gati të shpërndante para në këmbim të votës.
“Ky mjet është duke shpërndarë lekë në këmbim të votave tek Lagja e Keçve. Ftoj SPAK ta çojë edhe më thellë hetimin që është nisur ndaj personave në këtë makinë,” shkruan Shaqiri.
(E.H/Faxweb.al)