Deputetja Socialiste, Blerina Gjylameti, humbi në mënyrë tragjike të vëllanë përpara një vititi, në një aksident të rëndë automobilistik në tunelin e Elbasanit. Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta, përmes një postimi në facebook, deputetja socialiste përkujton me fjalë të ndjera njeriun e zemrës.
“Kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit, ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë”.- shkruan mes të tjerash Gjylameti.
Postimi i plotë: Një vit pa ty, na duket pafundësi !
Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë.
Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën . Sjanë pak , kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit, ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë.
I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e çdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona!