Klevis Kapllani ndryshe njohur me emrin Bledi Kapllani prej 2 vitesh jetonte në Shqipëri. Pas kryerjes së dënimit në Itali për trafikim droge, ishte kthyer në Shqipëri, ishte martuar dhe ka një fëmijë 8 muajsh. Prindërit janë pensionistë, ndërsa Klevisi ka punuar pasi është kthyer në disa vende, përfshirë edhe në ndërtim në Durrës, apo ndërmarrjen e rrugëve.
Ai njihej si tip i qetë në zonë dhe nuk i dihej ndonjë konflikt. Burime bëjnë me dije se nuk shoqërohej shumë me njerëz ndërsa rrinte më shumë i ‘vetmuar’. Ka një vëlla tjetër i cili jeton jashtë Shqipërisë, ndërsa momentalisht nuk dihet aktiviteti me të cilin merret, por nuk përjashtohen nga hetimet për veprimtarinë e këtij të fundit dhe ka indicie se mund të ketë lidhje edhe me të.
Ndërkohë, Klevisi (Bledi), ka edhe disa kushërinjë të parë jashtë vendit disa prej të cilëve kanë kryer dënime për trafikim narkotikësh. Klevisi ka kryer një dënim po ashtu në Itali për narkotikët dhe ka dyshime të forta që atentati i cili i mori jetën 200 metra larg banesës së tij të ketë lidhje me të kaluarën e errët, mëson Fax News. Ai jetonte me prindërit në një banesë dykatëshe dhe gjendja ekonomike e familjes është normale. 33-vjeçari është qëlluar me armë zjarri teksa burime bëjnë me dije se nga dëshmitë e fqinjëve zbulohet se nuk janë dëgjuar të shtënat. Mjeti brenda të cilit është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i Klevis (Bledi) Kapllanit, është dëmtuar nga plumbat e atentatorëve, raporton Fax News.
Drejt të riut është qëlluar në breshëri të paktën 13 herë, ndërsa ka dyshime se nuk ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer krimin. Arma e përdorurbdyshohet kallashnikov. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mesnatën e kaluar pasi ai nuk ka fjetur në banesë. Ajo është zbuluar mëngjesin e sotëm, ku një fqinj ka njoftuar familjarët e më pas policinë. Specielistët e Krimeve të Kavajës, ekipe ndihnëse nga Tirana dhe forcat vendore janë angazhuar për kapjen e autorit/ëve, pavarësisht se deri më tani nuk ka ndonjë emër të dyshuar.
Disa fqinj janë thirrur në komisarit për të dëshmuar dhe disa prej tyre kanë thënë policisë së kanë parë ditët e fundit persona të dyshimtë të cilët qëndronin në hyrje të rrugicës me cigare ndezur. Personat në fjalë nuk njiheshin prej tyre ndërsa viktima është monitoruar nga autorët prej disa ditësh, ku mendohet se kanë e studiuar mirë terrenin.
Ata fillimisht i kishin vendosur në rrugë disa shkurre për ti bllokuar rrugën dhe me pas e kanë ekzekutuar, ç’ka konfimrohet se ishte një ngjarje e mirëplanifikuar në detaje. (FAX NEWS)