Biznesmeni i një agjencie turistike, Erion Mane ka denoncuar skandalin sesi çdo ditë të shtunë merr gjoba nga autoritetet rrugore.
Denoncimi i tij është bërë publik ditën e sotme në Presidencë, ku ai është drejtuar pasi drejtoritë ku duhej të ankohej nuk i jepnin zgjidhje.
Duke folur në krah të Presidentit Meta, Mane ka publikuar dhe mesazhe me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhe.
“Përshendetje të gjithëve. Do të thoni ju përse unë iu drejtova Presidencës. Pai nuk gjeta zgjiodhje te drejtoria e posacme, u drejtova personit që mbron kushtetutën e vendit. 12 maj 2020, pas një takimi i zhvilluar në presidencë. Kemi bere një takim në lidhje me vështirësitë e këtij sektori për shkak të pandemisë. Unë marr çdo ditë të shtunë, gjoba të herëpashershme nga autoritetet rrugore.
Duke i thene pse i marr këto gjoba. Më kanë thënë drejtohuni gjykatës e njëtja situatë më ndodhi ditën e shtunë. Marr nëj mesazh nga polica dhe më thonë shoferi që më kanë ndalur te 21 dhe e kanë lënë. Pas dy minutash e kanë ndaluar sërish dhe i kanë thënë na duhet tahografi. Pastaj e kanë lënë dhe e kanë ndalur për herë të tretë. Personi që jepte urdhrat thoshte ma dërgo urgjentisht gjobën me mesazh. Me qetësi i tahshë dërgoja. Deri këtu e lashë me kaq. Kalojmë në bisedën e radhës.
Ky është z. Blendi Gonxhe, që e përshëndes. Ky është numri i telefonit. Ja biseda me të. Neni 86/6 nuk ekziston.
Pas bisedës së gjatë me personin që mbaja shpresë se do gjeja zgjidhje dhe që ma dha të drejtë deri në orën 9:24, më vjen kjo foto personale në ‘Facebook’-un tim personal ku unë kam vendosur një foto dhe një thënie të Kryemadhit.
Dhe nën foto Gonxhe më shkruan, ‘asgjë nëse sipas teje uni i bie të jem ndonjë gjethe e kalbur’.
I them po ç’lidhje ka kjo me ju, njësoj se i kam shkruar Blendi Gonxhes jo Nasip Naços apo Lefter Kokës, të cilët kanë qenë gjethe të LSI.
Ai më thotë ‘I ke shkruar kujt po punon të ndreqë baltën tuaj. GJ.M.’ dhe nga ky moment më ka bllokuar.
Pas kësaj më vijnë foto të familjes time dhe bindjet e tyre politike dhe gjithçka dhe më vijnë pas kësaj të babait tim, qendra e votimit dhe për çudi numri im e ka përdorur babai im dhe atë kohë në karantinë e përdorte babai im për të marrë lejen dhe nuk ka lidhje babai im me këtë numër.
Tek të dhënat e babait është numri i telefonit tim. Patronazhisti Erando Pengili.
Fotoja që kisha vënë në ‘Facebook’ ishte e para 2-3 muajve, ndërsa screenshot, thoshte para 2 orësh, që do të thotë ishte bërë më herët,“ tha Mane.
(E.H/Faxweb.al)