Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Bilanc tragjik nga sulmi në bazën ushtarake, vret 3 persona më pas ekzekutetohet nga një efektiv

Tre persona u qëlluan për vdekje këtë të premte në Stacionin Ajror Detar në Pensacola, Fla, autori ishte një praktikant i Forcave Ajrore Saudite.

Një zyrtar ushtarak i Shteteve të Bashkuara e identifikoi të dyshuarin si Lanten Mohamed Saeed Alshamrani. Sherif David Morgan nga Qarku Escambia tha se sulmuesi ishte vrarë nga zëvendësi i një sherifi.

“Ai po stërvitej në aviacion,” tha Kapiteni Timothy F. Kinsella Jr., oficeri komandues i bazës, i cili nuk pranoi të komentojë nëse të shtënat po hetohen si një veprim terrorist.

Por Përfaqësuesi Matt Gaetz, rrethi i kongresit të të cilit përfshin Pensacola, tha se ai ishte i bindur që të shtënat, në të cilat tetë persona u plagosën gjithashtu, ishte një veprim terrorist dhe fajësoi një gabim në vettingun federal të trainuesve të huaj.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar mbi ngjarjen dhe po monitoron situatën. Baza ushtarake në Pensakola, ka në përbërje të saj më shumë se 16.000 ushtarë dhe 7.000 pjesëtarë të stafit civil.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *