Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës pasi një punëtor i bashkisë ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.
Punonjësi i bashkisë së Korçës ka rënë nga ekskavatori dhe si pasojë ka humbur jetën.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qatrom. 50-vjeçari Alfred Caco ishte në një nga ditët e zakonshme të punës së tij, por nuk mundi të dalë i gjallë nga incidenti që i ndodhi. (J.V/Shuplaka)