Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ndihem shumë supersticioz” Biden deklaron se Trump mund të fitojë zgjedhjet: Ai po përpiqet që të…

I nominuari demokrat për president, Joe Biden thotë se presidenti Donald Trump ende mund të fitojë zgjedhjet e vitit 2020.

Biden këtë e thotë pasi që republikani ka mundësi ta delegjitimojë rezultatin e garës presidenciale amerikane, raporton CNN.

“Unë jam një nga ata njerëz, ose konkurrentë, i cili thotë se nuk ka mbaruar asgjë derisa të bie zilja. Dhe ndihem supersticioz kur parashikoj diçka tjetër përveçse do të jetë një luftë e vështirë”, tha Biden në një intervistë të transmetuar në “60 Minutes” të CBS.

Ai kur u pyet nëse Trump ende mund ta mposhtte atë. “Ne ndihemi mirë për rezultatin ku jemi. Por, e dini, unë nuk e nënvlerësoj se si ai luan”.

Biden tha se Trump “po përpiqet të delegjitimojë zgjedhjet” dhe se këto përpjekje janë “gjithçka që mendoj se është krijuar për t’i bërë njerëzit të pyesin nëse duhet apo jo, nëse ia vlen të votohet. Vetëm faktori i frikësimit”.

Trump ka kohë që kërkon të hedhë dyshime mbi ligjshmërinë e fletëve të votimit, duke bërë vazhdimisht pretendime të rreme se si hidhen dhe numërohen.

“Ajo që në të vërtetë më ka kënaqur është pjesëmarrja dërrmuese në shtetet që kanë votim të parakohshëm”, tha Biden.

Zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 3 nëntor (e martë).

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *