AktualitetBotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Besojeni ose jo, një banane e ngjitur në mur del në shitje për 120.000 dollarë

Mund të duket çmenduri, por është e vërtetë dhe ka tërhequr vëmendjen e rrjetit ku  jë banenae e ngjitur në mur kap shifrën e 120,000 dollarë në Miami’s Art Basel e cila mund të jetë vepra arti më e përfolur në ngjarjen e këtij viti.

Pjesa e diskutueshme, e quajtur “Komedi”, u krijua nga Maurizio Cattelan, një artist italian, i cili gjithashtu kishte argëtuar artdashësit nga e gjithë bota në 2017 me tualetin e tij prej floriri 18 karatsh t6ë titulluar “Amerikë”.

Megjithatë, froni prej 6 milion dollarësh u vodh nga Pallati Blenheim i Anglisë gjatë verës.

“Pavarësisht nëse është i vendosur në murin e një panairi arti, apo i shfaqur në mbulesën e New York Post, puna e tij na detyron të pyesim sesi vendoset vlera te mallrat materiale,” tha ai. Ai shtoi se “spektakli është po aq pjesë e punës sa edhe banania”.

 

 

View this post on Instagram

 

The talk of the town in Miami right now is Maurizio Cattelan’s “Comedian,” a banana 🍌 duct taped to the wall. Two have already sold for $120,000 at Perrotin 😉 read more, including about the banana my husband, @nnddmmyy, hung on his dorm wall for two years, on Artnet News, link in bio @artnet @galerieperrotin @mauriziocattelan @artbasel #art #conceptualart #banana #sculpture #artbasel #artbaselmiamibeach #artbaselmiami #artfair #artgallery #artwork #whatisart #isthisart #miami #miamibeach #florida #miamiflorida #mauriziocattelan #perrotin #galerieperrotin #artist #bananapeel #ducttape #artnetnews #artcollector #vippreview #artjournalism #artjournalist #openingday #artgallery #gallery #artworld

A post shared by Sarah Cascone (@sarahecascone) on

 

Disa kritikë argumentojnë se kjo pjesë është një paraqitje e përsosur e asaj që është bërë bota e artit me pabarazitë e saj të pasurisë. Të tjerë, megjithatë, zgjodhën të mos shkojnë aq thellë dhe të vlerësojnë thjeshtësinë e veprës artistike. Artisti së pari doli me idenë një vit më parë. Ai “po mendonte për një skulpturë që ishte në formë si banane”, sipas një deklarate për shtyp nga Perrotin.

“Sa herë që udhëtonte, ai sillte me vete një banane dhe e vuri në dhomën e tij të hotelit për të gjetur frymëzim. Ai bëri disa modele: së pari në rrëshirë, pastaj në bronz dhe në bronz të pikturuar (para) më në fund duke u kthyer përsëri në idenë fillestare të një banane e vërtetë ”. Artisti nuk raportoi udhëzime të qarta për blerësit nëse bananet fillojnë të dekompozohen. Miami Herald raportoi që pronarët mund të zëvendësojnë bananen, sipas nevojës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *