Jonida Vokshi feston sot ditëlindjen dhe urimin për të, bashkëshorti, Besniku, e ka ndarë me të gjithë. Edhe pse Jonida pak ndryshime ka bërë në portretin e saj qysh nga koha kur ka dalë për herë të parë në ekran, vitet kanë kaluar dhe ajo sot mbush 35, një numër që edhe Besniku e ka përmendur me krenari në postimin e tij.
“Edhe krejt botën të ta jap dhuratë prap humbas pasi më dhurove Emin. Jam dorëzuar. Gjithmonë do jesh në avantazh. Lutem që kur Emi të festojë 35-vjetorin të jetë po kaq e bukur sa ti dhe ne do duhemi edhe më shumë se sot. Të dua dhe urime”, ka shkruar ai krah fotos me dashurinë e jetës.
E kujti i bëhet vonë se iu zbulua mosha para këtij urimi kaq emocionues?