Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe FunditTe Gjitha

Berlusconi: Nuk jam larguar kurrë nga politika, jam pësëri këtu

 

Ish- kryeministri italian, Silvio Berlusconi tha sot se do të drejtonte konservatorët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm dhe se kishte planifikuar t’i bindte votuesit duke garantuar ulje bujare të taksave dhe subvencioneve të mirëqenies.

Por, fitorja e partisë së tij, “Forza Italia”, në zgjedhjet lokale të së dielës ka treguar një rikthim të fuqishëm të Silvio Berlusconit.

“Në fakt, unë nuk jam larguar kurrë. Sidoqoftë, jam përsëri këtu”, tha ai gjatë një interviste për gazetën “Corriere della Sera”.

Për shkak të dosjeve të tij penale, Berlusconi nuk mund të qëndrojë për zgjedhjet deri në vitin 2019.
Ai po përpiqet të quajë të pavlefshëm, urdhër ndalimin e vendosur nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

“Por, edhe nëse këto përpjekje dështojnë, unë do të vazhdoj të drejtojë fushatën elektorale”,tha ai për gazetën “Corriere della Serra”.

Ai njoftoi se është duke hartuar një program të bazuar në taksën e sheshtë dhe në pagën bazë të të ardhurave të të varfërve, pa dhënë shumë detaje për fondet.

Ndërkohe ai gjithashtu e cilësoi çështjen e migracionit, duke e përshkruar situatën aktuale si ‘absolutisht jashtë kontrollit.

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *