Ish- kryeministri italian Silvio Berlusconi, brenda të njëjtit muaji ka dalë për herë të dytë me koronavirus. Më 3 shtator, Berluconi rezultoi për herë të parë me Covid, ku pas shtrimit në spital arriti ta mposhte virusin dhe të arrinte në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Mediat bëjnë me dije se ish-kryeministri i është nënshtruar sërish testimit dhe ka rezultuar për herë të dytë i infektuar.
Berlusconi, si shumë pacientë të tjerë është ende duke luftuar me pasojat e sëmundjes së koronavirusit, veçanërisht lodhjen dhe rraskapitjen fizike, për shkak të së cilës ai mbetet i shtrirë në shtrat.
Aktualisht ai është kárantinuar në vilën e tij jashtë Milanos me të dashurën e tij, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive për COVID-19.