Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Berisha i përgjigjet Ramës për ofertën e Teatrit: Kam patur oferta për stadium por jo për qendër tregtare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me shembjen e teatrit kombëtar dhe pròtestat në kuadër të kësaj çështje.

Në një intervistë televizive Berisha u ndal tek deklarata e kryeministrit Rama sot në Parlament i cili tha se në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës i ka ardhur një ofertë për prishjen e godinës së teatrit për të ndërtuar aty një “shoping plazza” dhe që kishte bekimin e kryeministrit të kohës.

Por ish-kryeministri Berisha në “Opinion” e ka mohuar këtë deklaratë të Ramës duke thënë se  ky është një máshtrim dhe se nuk ka ekzistuar kurrë një ofertë për të ndërtuar në truallin e teatrit një qendër tregëtare.

“Një máshtrim ordiner i paftyre sepse kurre nuk kam patur asnjë ofertë për të ndërtuar aty qendër tregtare.

Kam patur oferta për stadium dhe kam qenë kategorik por për teatrin kurrë nuk më ka ardhur njeri për të ndërtuar qendër tregtare. Është një trillim për të mbuluar genòcidin kulturor që bëri Rama kur shembi një nga simbolet kombëtare”, tha Berisha.

“Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investitorësh gjerman me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje. Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri”, tha Rama në një studio televizive ditën e djeshme.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *