I pyetur nga gazetarët në lidhje me Lulëzim Bashën dhe përgjigjen që ai i dha dje, Berisha është shprehur se ish administratori i tij vërtetohet se është pjesë e EMAAR pavarësisht se ai ka një akt dorëheqje, gazetarët kanë zbulur fakte të reja që vërtetojnë se ai vazhdon të punojë.
Berisha: Atë e quaj megakrimin më të madh. Asnjë lloj qëllimi tjetër nuk mund të ketë. Unë flas me emra. Ish administratori i kompanisë së tij oltion haxholli është gjendur se ishte administrator i kompanisë që ishte e Emaarit, u gjet kjo nuk e gjeta unë. Ai tha se ka dhënë dorëheqjen dhe ka një akt të dorëheqjes. Por gazetarët janë të tmerrshëm dhe gjetën prova se ai është akoma duke punuar në atë kompani, këto fakte janë publikisht të njohura.