Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Berisha denoncon vjedhjet e ndihmave në Krujë: Po tregtohen masivisht, e përfshirë edhe zyrtarja e LSI-së bashkë me Rrajën (EMRAT)

Një qytetar ka denocnuar një sërë emrash si të përfshirë në përvetësimin e ndihmave humanitare në zonën e Fushë-Kruejës ndaj banorëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa rasti është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Referuar postimit të Berishës në Facebook, qytetari shkruan se në magazinat e Bubqit dhe të Nikles, kryetari i Njësisë Administrative Qemal Daçi është kapur me 700 litra vaj në shtëpi por që sipas tij, shkarkimin e zyrtarit e ka ndaluar zv/kryeministri Erion Braçe.

Më tej ai shkruan se janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë si një nën/drejtoreshë shkolle, një punonjës bashkie, deputeti Rrahman Raja etj.

Sipas tij, ndihmat merren nga shtetasi Bari Koçi dhe shiten tek një shumicë në Tapizë në pronësi të Lutfi Topallit.

Postimi i Berishës:

Denoncohet vjedhja e ndihmave humanitare
per te demtuarit nga termeti dhe
mbrojtja e hajnave zyrtare nga narkoqeveria!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

prsh Zoti Berisha duhet te denonconi kete hajduteri te ndihmava ne magazinat ne fushe kruje.bubq dhe ne nikel. kryetari i qendres administrative bubq Qemal daci nje ish kasap ose tregtar i lopeve te vjedhura qe sot ka tjetersuar pronat shteterore tok e livadhe u kap me 700 litra vaj ne shtepi por shkarkimin e tij e ndali z Brace qe ishte i pranishem ne zonen bubq. ne fushe kruje ndihmat jane palestra e shkolles 9 vjecare ku me shperndarjen merret nendrejtoresha e shkolles Anila baku e Lsi bashkeshorte e Astrtit bakut ish drejtor burgjesh etj kjo ju jep nga 2 badanie e njerzit firmosin per 10 badanie e nje liste te pa e marr te plote me ushqime.ndihmat ne veshmbathje te reja jane derguar per shitje ne treg kjo me ndihmen e punonjesit te bashkis Naim loci kusheri i administratorit fushe kruje z ilir loci. ne nikel deputeti z Rrahman rraja ka marre me qera nje magazin shtetasit myslym karaj e ndihmat merren nga shtetasi bari koci e shiten te shumica market ne tapiz e lutfi topallit kurse rrobat ju jepen romeve per treg. me dijeni te kry te njesise administrative nikel Z besnik deliu. pra vjedhje e hapur e ndihmave keta jane fakte te pakundershtueshme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *