Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk do të jetë vetëm amnisti fiskale”, ish-zv.ministrja e Ramës: Ja çfarë duhej bërë më parë

Ish-zv. Ministrja e Finanacave Irena Beqiraj gjatë një lidhje me Skype për emisionin “Ajsberg” në Fax News foli mbi masat ekonomike të qeverisë Rama në lidhje me përballimin e situatës pandemike. Ekonomistja u ndal tek nisma ekonomike e mazhorancës që do të kalojë në Kuvend për miratim ajo e amnistisë fiskale.

Sipas saj “kjo është një amnisti jashtë kohe dhe e cunguar pasi më parë do të duhet të bëheshin disa politika ekonomike të plota për t’u ardhur në ndihmë situatave të ngjashme si kjo e pandemisë”.

Duhet të bëheshin rregulla të reja loje në fushën ekonomike pasi në këto kushte evazioni fiskal zor të ulet me këtë amnisiti,-deklaroi Beqiraj
Ajo tha se “amnistia fiskale e miratuar nga qeveria do të përfshijë edhe amnistinë legale të këtyre bizneseve dhe se kjo pakete amnistia nuk do të japë ndonjë ndikim në evazionin fiskal”.

Më parë kjo gjë do të miratohet në kuvend por ashtu si drejtuesi i emisionit edhe Beqiraj thanë me ironi se kalimi i paketës nuk do shumë mend të miratohet nga ky parlament që kemi sot.

EMISIONI 'RADIOGRAFI E NJE VIRUSI' NGA ARTUR ÇANI

Publiée par Fax News sur Lundi 27 avril 2020

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *