Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

OFL i çon formular “Ben Çamit”, mikut të Shullazit, e mban të fshehtë te deklarata

OFL i ka nisur formularin për deklarimin e pasurisë shtetasit Lutfi Shabani, i njohur ndryshe dhe si Ben Çami, mik i Emiljano Shullazit. Shabani është akuzuar disa herë si pjesë e trafikut të heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, dhe është një personazh i njohur i botës së krimit.

Ajo që vlen për tu theksuar është fakti se OFL nuk e ka bërë të ditur emrin e Shabanit në momentin kur ka bërë deklaratën e përditshme gjatë ditës së djeshme.

Dënimi i parë i “Ben Çamit” nga Gjykata e Krimeve të Rënda mësohet se është dhënë në vitin 2007 duke e dënuar me 2 vite burg. Ky dënim, i është dhënë si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me grupin e Emiljano Shullazit, të arrestuar në operacionin e koduar “Identikit”. Në dosje, thuhet se “Ben Çami” ka furnizuar rrjetin e drogës së Shullazit me përzierës, ku janë kapur dhe sekuestruar rreth 100 kg përzierës heroinë.

Ndërkohë grupi që drejtohej nga Shullazi, rezulton ka trafikuar rreth 150 kg heroinë nga Turqia me korrier shtetas gjerman e kroat drejt Shqipërisë ku përpunohej në një laborator droge dhe më pas ajo nisej drejt Italisë. Por pavarësisht dënimit, Ben Çami ka vazhduar aktivitetin e trafikut të drogës, ku vetëm pak muaj pasi la qelitë e dënimit, u arrestua në rrugën Kavajë-Durrës me mbi 15 kg heroinë që dyshohej se vinte nga Maqedonia.

Hera e fundit që ai është dënuar ka qenë viti 2017 për moskallëzim krimi.

SHKRESA E OFL SIGURUAR NGA FAX NEWS:

Struktura e Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të, nenit 18, pika datë 31.01.2020,” Per Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit dhe Sigurisë Publike”. KËRKOJ:1, të Aktit Normativ Nr. 1,

  1. Shtetasi Lutfi Enver SHABANI, me banim në Rajonin Nr.5 qyteti – Durrës, të paraqitet pranë Strukturës Operacionit Forca e Ligjit në Tiranë dhe të paraqesë brenda 48-orësh, një deklaratë në lidhje me:
  2. a) burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë;
  3. b) shkakun e posedimit dhe përcaktimin e masës të së drejtës apo interesat të ligjshëm që ardhurave në raste

gëzon mbi pasuritë, objekt shqyrtimi; c) sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë (në veçanti burimin shitblerje);

  1. d) përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronar ose është në përdorim të të tretëve apo këta e) të ardhurat e ligjshme vjetore; përfitojnë prej saj në një mënyrë tjetër:) çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë. 2. Për mos zbatim të kërkesës brenda 48 orëve, Ju njoftojmë se do të zbatohen kërkesat e pikës 2,

të nenit 18, të Aktit Normativ Nr.1,datë 31.01.2020 Për Masat Parandaluese në kuadër të Forcimit të Luftës Kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit dhe Sigurisë Publike”, në të cilin përcaktohet se “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me kërkesë të OFL-së, i referon prokurorit, në mënyrë të arsyetuar, çështjen sipas pikës 1, si dhe i kërkon paraqitjen në gjykatë të kërkesës për marrjen e masës së sekuestros”.

  1. Dokumentacioni i paraqitur nga ana Juaj, së bashku me këtë kërkesë do t’i dërgohet Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim. Shënim:Dokumenter e paragitura në lidhje me justifikimin e pasurisë, duhet të jenë origjinale ose kopje të njehsuara me originalin.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *