Libri i botuar në 2015 nga Ben Blushi, na atë kohë dëputet në Kuvendin e Shqipërisë, i titulluar “Kandidati” dhe që krijoi mjaft polemika dhe diskutime në botën politike por jo vetëm, sipas ish-ministrit Yllli Manjani, ka paralajmëruar Elbasanin e sotëm.
Manjani e ka fjalën për ngjarjet që kanë tronditur herë pas here qytetin problematik në Shqipërinë e Mesme dhe që shpesh skenarët e tyre janë të ngjashme me filmat aksion.
Ka pasur shpesh akuza se ngjarje të tilla që i kanë kushtuar shumë jetë njerëzish e të plagosur këtij qyteti, kryesisht të moshave të reja, kanë lidhje edhe me politikën, e kjo ka qenë e dukshme në arenat e debateve qoftë në parlament apo në studiot televizive.
“Kandidati” i Ben Blushit kishte si personazh qëndror figurën e kryebashkiakut që kërkonte rizgjedhjen dhe e kishte quajtur Kadim Sedini, që kishte si referim Qazim Sajdinin, dhëndri i të cilit është arrestuar para pak ditësh për vrasjen e mikut të tij.
Tematika e romanit të Blushit ka për subjekt sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie. Kadim Sedini konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit (Elbasanit). Me romanin Blushi ka shtjelluar një seri trazirash dhe krimesh që ndodhin në Elbasan si pasoje e korrupsionit dhe abuzimeve të kryetarit të bashkise dhe familjes së tij çka ka ndodhur në të vërtetë. Gjithë këto vite në atë qytet të përfshirë nga konflikte të egra dhe vrasjesh mafioze.
“Më kërkuan të ngjall një të vdekur dhe meqë ato kohë nuk kisha asgjë më të mirë për të bërë, pranova. Njeriu që kishte vdekur ishte kryetari i bashkisë së Basenit. Quhej Kadim Sedini. Gruaja e tij, erdhi në zyrën time dhe më tha se, donte që burri të rizgjidhej kryetar bashkie. Nëse e ndihmoja, do të më paguante. Sa të doja, tha gruaja”.
Kështu nis libri i shkrimtarit Blushi ku më tej në roman shkruhet se zgjedhjet në Basen marrin një kthesë të papritur për shkak të rihapjes së historisë së një kolaboracionisti të pushtimit gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila përdoret si justifikim për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në qytet.