AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Bëjnë moral si tutoret e shtëpive të qejfit që predikojnë virgjërinë e vashave”, Rama u përgjigjet akuzave për kryebashkiakët e inkriminuar

Pasi votoi për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat edhe për një paketë të re ligjore që do të shpalosë, për personat e inkriminuar të mos dalin si kandidatë për deputet, kryetar bashkish apo poste të rëndësishme publike nga partitë.

Sipas kryeministrit Rama ky ligj do ti japë të drejtë prokurorisë dhe policisë, që të ndërhyjë më herët në proces për të evidentuar prurjet e krimit brenda partive, apo që propozohen prej tyre.

Rama po ashtu u ka dhënë përgjigje akuzave të opozitës dhe kujtdo që sipas tij predikon moral, për kryebashkiakët që i ka kapur ligji i dekriminalizimit.  “Kush predikon moral, ua thashë, njësoj si përgjegjëset e shtëpive të qejfit që predikonin virgjërinë e vashave të ofronin brenda shërbime”.

Kjo është cështje që mund të zgjidhet mes fuqizimit të ligjit në raport me individin duke e kthyer vetëdeklarimin e rremë në vepër që dënohet, qartë, ashpër, direkt dhe duke i çliruar partitë nga ajo barrë për të lexuar mendjen e individëve që në mënyrë të papërgjegjshme i shmangen të vërtetës mes ndërhyrje në ligj që do t’i japë mundësi institucioneve ligjzbatuese të bëjnë verifikime pasi partitë të cojnë listat e kandidatëve për tu zgjedhur më parë se fillimi i fushatës”- tha Rama.

Sipas kryeministrit, duhet që listat të jenë të verifikuara para nisjes së fushatës. “Partitë nuk kanë kapacitete për të bërë punën e policisë apo prokurorisë, por këto të futen në këtë proces më parë”- tha kryeministri.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *