Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Në mes të kaòsit, e moshuara dhuron emocione muzikore në rrënòjat e shpèrthimit

Kaosi do të ishtë fjala e duhur për të përshkruar skenën në shtëpinë e Abboud Melki në Beirut të mërkurën në mbrëmje. Mobiljet ishin shpërndarë, muret të shpuar dhe xhamat plotësisht të thyer dhe shpërndarë në dysheme. Por për disa minuta, bota ndaloi dhe gjërat dukeshin paqësore, pasi 79-vjeçarja luajti “Auld Lang Syne” në pianon e saj të dashur, shkruan CNN.

Ajo nuk ndodhej në shtëpi gjatë momentit të shpërthimit të së martës. Burri i saj gjithashtu nuk ishte në shtëpi, por dyqani i tij u shkatërrua, sipas mbesës së tyre May-Lee Melki. Kur u kthyen të mërkurën, sidoqoftë, ata u shokuan kur panë që shtëpia në të cilën kishin jetuar për 60 vjet, ishtë shkatërruar.

Sapo Maj Abboud Melki hyri në shtëpi, ajo u drejtua drejt e tek piano, e cila ishte dhuratë nga babai i saj në ditën e martesës dhe filloi të luante.

“Ajo përshkoi dhimbjen dhe u përpoq të kishte disa momente paqeje”, tha mbesa e saj. Ajo filloi me klasiken “Auld Lang Syne”, por më pas filloi të luante himne arabe, gjë që bëri që vullnetarët të mblidheshin përreth dhe ta dëgjonin. Videoja teksa ajo luan në piano, është ndarë gjerësisht në rrjetet sociale, dhe ajo është përgëzuar për shpirtin këmbëngulës dhe forcën për të përballuar tragjedinë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *