Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë të gatshëm ta lënë Kombëtaren pas përjashtimit të Valon Behramit.
Lajmi konfirmohet nga ky i fundit, që ka arritur t’i qetësojë shokët e tij, përcjellë “Lajmi.net”.
“Ata kanë pasur arsye shumë të forta ta lënë këtë kombëtare. Unë kam tentuar t’i qetësoj dhe të komunikoj me ta”, deklaroi Behrami.
“Sekretari i Përgjithshëm më ka ftuar që ti qetësoj shokët e mi”.
“Unë e kam bërë këtë sepse kam dëshirë të bashkoj njerëz dhe jo ti ndaj ata”, shtoi ai.
Kujtojmë që Valon Behrami u pëjashtua nga trajneri Vladimir Petkoviç me anë të një telefonate. Më vonë Valon Behrami hodhi akuza të forta në drejtim të trajnerit dhe federats duke akuzuar se pëjashtimi I tij kishte të bënte me nje vendim politik.
Bdërkohë që Valon Behrami ka gjetur mbështetje të madhe në opinionin public zviceran pas përjashtimit të tij. (B.H/Faxweb)