FlashSportTe FunditTe Gjitha

Befason Mourinho, vlerëson armikun e madh si një nga trajnerët më të mirë

Jose Mourinho duket se ka bërë paqe me ish-trajnerin rival, Arsene Wenger. Madje, portugezi e ka vlerësuar kolegun francez si një nga trajnerët më të mirë në futboll. Ky duet është përplasur ashpër në të kaluarën, ndërsa ishin kundërshtarë në stolat respektivë të Premier League, me Mourinho duke e quajtur francezin një “specialist dështimesh”.

Wenger, gjithashtu, e shtyu Mourinhon gjatë ndeshjes së dytë të portugezit në krye të Chelsea, para se ai të vazhdonte të drejtonte Manchester United. Të dy janë jashtë angazhimeve, larg adrenalinës së përballjeve të ethshme në fushat e blerta, çka e ka bërë Mourinhon të vlerësojë arritjet e francezit, pavarësisht nga komentet e tij të mëparshme.

56-vjeçari nuk kishte asgjë tjetër, përpos fjalëve pozitive për ish-rivalin e tij, madje e vlerësoi atë si një nga trajnerët më të mirë në futboll. “Ka pasur disa episode gjatë rrugës,- tha Mourinho përmes një mesazhi të regjistruar në “Laureus World Sports Awards”, të së hënës mbrëma.

– Unë mund të flas vetëm për veten time. Me të vërtetë e kam shijuar konkurrencën me Wenger. Respekti i vërtetë ka qenë gjithmonë aty, në fushat e lojës. Ai bëri shumë histori në një klub futbolli si Arsenali. Për mua është një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit”.

Wenger e udhëhoqi Arsenalin drejt vendit të gjashtë në Premier League, sezonin e kaluar, çka ishte rezultati më i keq në kampionatin anglez që kur “Topçinjtë” përfunduan të 12-tët në vitin 1995. Megjithatë, francezi vlerësohet për shkak të angazhimit të gjatë dhe me disa suksese tek Arsenali gjatë një periudhe 22-vjeçare, kur fitoi tre tituj të Premier League dhe shtatë “FA Cup”. 69-vjeçari e ndihmoi Arsenalin për shkuarjen në finalen e Ligës së Kampionëve (viti 2006), të cilën e humbën ndaj Barcelonës.

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.