Ka ardhur reagimi zyrtar nga Bashkimi europian në lidhje me rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit mbrëmjen e kaluar pas një votëbesimi në Kuvendin e Kosovës ndërsa votuanpro tij 82 deputetë.
Ka qenë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cila ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi.
“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.
Ajo ka pohuar gjithashtu se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mborjtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19.
Më tej Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit të Kosovës.
Ajo e mbyll mesazhin e saj duke thënë se pas zhvillimeve të djeshme, hapat e radhës duhet të merren në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”.
All political leaders have now to act responsibly and in the interest of the people of #Kosovo.
The next steps after yesterday´s vote should be taken in accordance with Kosovo’s Constitution (2)— AnaPisonero (@APisoneroECSpox) March 26, 2020