Kreu i PD-së Sali Berisha nuk ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar sa i takon projektit të Portit të Durrësit.
Duke e quajtur “të çmendur pas pasurisë”, Berisha theksoi se Ramës nuk i intereson nëse BE heq financimin për këtë qytet e as nëse kompania gjermane tërhiqet nga investimet.
Berisha: Do kishte qenë shumë mirë që të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë por nuk qëndroi, ne do qëndrojmë sado e vështirë të jetë sepse ne besojmë. BE i hoqi 28 milionë euro për Portin e Durrësit, kompania gjermane u ra sirenave po ku pyet ky, është i çmendur pas pasurisë, sheh Dubain e tij.
Këto janë përgjegjësitë tona, shqiptarët s’kanë shpresë tjetër, lavdi zotit ja dolëm të jemi opozitë e vërtetë se përndryshe aksionet e turpit të Portit do na kishte mbuluar turpi i historisë por jemi njerëz të lirë dhe do bëjmë gjithçka që vendi ynë të rikthejë vlera europiane, kjo protestë është mesazhi ynë. Do bëjmë gjithçka që ajo ditë te jetë dita e mesazhit te madh për Europën sepse po bëhen përpjekje për të zhdukur opozitën. Nuk po mblidhen diktatorët ndaj ne do jemi të pranishëm në protestën tonë.