Ish-lojtari i basketbollit, Dennis Rodman gjendet në Singapor në kuadër të takimit midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-un të Koresë së Veriut.
Ai u përlot teksa ishte live në CNN dhe po diskutonte për këtë takim historik. Rodman e ka njohur Kim Jong-un për vite dhe madje solli një ekip të basketbollit në Korenë e Veriut një here.
Ndërsa diskutoi për një udhëtim të mëparshëm në vend, ai tha: “Kam marrë kaq shumë kërcënime me vdekje. Besoja në Korenë e Veriut dhe kur erdha në vendin tim unë nuk mund të shkoja në shtëpi. Më duhej të fshihesha për 30 ditë. Por unë e mbajta kokën lart. E dija se gjërat do të ndryshonin”, tha ai teksa po përlotej.
(E.K/FAXWEB.AL)