Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

EMRI/ Shfrytèzoi mòtrat për pròstitucion, zbulòhet kush është shqiptari i arrèstuar në Itali (Njërës i kërkoi 10 mijë euro që ta lirònte)

Pas disa javësh që nga ndalimi i tij nga Policia italiane në bashkëpunim me antimafien e Napolit të një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Bashkim Allçiu, kanë dalë detaje nga hetimet e drejtësisë së vendit fqinj.

Allciu akuzohet për vepra penale të tilla si “krimet e skllavërimit”, “zhvatja e vazhdueshme” dhe “dëmtimi fizik personal” në drejtim të dy motrave nga Ukraina, shkrujnë mediat italiane.

Në dëshminë e tyre, thuhet se ato kishin shkuar në Itali për të bërë punë të ndershme, por kishin përfunduar duke prostituuar në rrugët e Italisë, në zonën periferike të Giuliano në Kampanja.

39-vjeçari u kap në flagrancë pasi shkoi të merrte vajzat gjatë mbarimit të turnit. Ai i nxirrte ato në rrugë, i detyronte të shisnin trupin e tyre dhe u merrte paratë. Madje, shtetasi shqiptar kishte kërkuar 10 mijë euro nga njëra prostitutë, që të lirohej nga “puna”, pasi ishte shtatëzënë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *