Aktori Bruno Shllaku bashkë me një grup të rinjshqë ka reagur lidhur me vendosjen e disa banareve në fasadën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër të cilat shpërfaqin qëndrime anti-qeveritare.
Shllaku shprehet se banerat politik nuk e kanë vendin aty dhe fton bashkinë që i ka vendoaur që i k vendosu që ti vari nëpër muret e shtëpive të tyre, pasi sipas tij, Teatri është i shenjtë.
Shllaku shprehet se pas datës 1 Korrik kjo epidemi do të marr fund dhe sipas tij, ata që kanë vendosur banerat në Teatër do ta kenë për turp të hyjnë edhe me biletë të shikojnë shfaqje.
“U mblodhëm këtu bashkë me çunat dhe gocat, këtë grup simpatik në pritje të hapjes së sportelit për të parë këtë porker. Këto lloj fletë-rrufëshë të cilat flasin edhe në emër të qytetit, të gjithë bashkë, ku nuk e di ku janë të gjithë bashkë. Pas kishave dhe xhamive vjen Teatri dhe për këtë më takon mua të parit që të them se Teatri “Migjeni” të mos përdhnohet më kështu.
Ka vite që kjo bëhet prej njerëzve të paafte, aksidental, duke filluar që tek drejtoresha që më vjen turp ta them drejtoreshë. Ky është një turp madhor, këtu interpretojnë artistë të mrekullueshëm e të shohim këto soij gjërash këtu. Kjo nuk duhet të ndodh më kanë shtëpi të tyre boll, të shkojnë ti varin në gozhdë dhe të kënaqen duke parë bamat e tyre. Kjo është fjala ime që kam 4 vjet që flas për Teatrin “Migjeni”, por megjithatë kjo epidemi do të marr fund me 1 korrik këto njerëz do të jenë të zbythur, sepse do të kenë turp që edhe me biletë të trokasin në këtë vend të shnejtë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)