Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Bashkëshortja e Kastriot Reçit ishte shtatzënë, autori i veshur si grua e priti për 5 orë që ta qëllonte me snajper në zemër

Viktima Kastriot Reçi, 47-vjeçari i cili u ekzekutua ditën e djeshme në qendër të Rrëshenit me snajper nga një distancë 150 metra nga tarraca e një pallati, ishte baba i një djali 4 vjeç dhe gruaja e tij ishte shtatzanë.

Fill pas ngjarjes së rënde, bashkëshortja e Reçi, u mor në pyetje në polici për të zbuluar detaje të reja mbi pistën e vrasjes dhe nëse kishte pasur kërcënime paraprake.

Policia ka shoqëruar 6 persona në polici për ti pyetur në lidhje me ngjarjen, por ende asnjë nuk është ndaluar në lidhje me ekzekutimin mafioz.

Raportohet se autori ka qenë i veshur si grua dhe e ka pritur Reçin për rreth pesë orë në taracën e pallatit për ta qëlluar. Ndërkohë përveç snajperit, pas pallatit është gjetur dhe një kapuç i zi, i cili është dërguar në laborator për të parë mbetjet biologjike.

Pista kryesore për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi në vitin 2017 në Itali është vrarë vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi.

Kastriot Reçi ka edhe tre vëllezër të tjerë Tonin Reçin, Martin Reçin dhe Alfred Reçin. Dyshohet se vrasja e Reçit ka ardhur pas një seri vrasjesh të lidhura me pazaret e drogës, dhe është e 5 në listë.

Reçi dyshohet si vrasës i Armando Gjinit i cili u qëllua për vdekje në Gusht të 2019-ës. Ekzekutimi i tij sot dyshohet se është hakmarrje për Gjinin i cili njihet si anëtar i bandës së baronit të drogës Met Kanani.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa viktima ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *