AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Bashës i është pezulluar viza për në SHBA”, Kreshnik Spahiu trondit me deklaratën e tij: Anuloi axhendën në orën e fundit

Ish-kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. Ai deklaroi se kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është pezulluar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Basha e ka marrë lajmin një orë para nisjes dhe kjo ka bërë që të anulojë axhendën në SHBA. Ai nuk dha më shumë detaje, por sfidoi në studion e “Open” që të verifikohet më tej si lajm për të zbuluar edhe arsyen.

“Lulzim Basha është në një presion të brendshëm nga ish-kreu i PD-së Sali Berisha. Ka një pakt mes Ramës dhe Bashës sepse Basha paktin me Ramën e shikon si një mbijetesë në politikë. Bashës i është pezulluar viza për në SHBA, vetëm orë para nisjes në SHBA. Kjo bëri që të gjithë axhendën në SHBA ta anullonte. Këto janë info të sigurta. Ju ftoj t’i verifikoni”, tha midis të tjerash Kreshnik Spahiu.

Fjalët Kyce

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *