AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha me të rinjtë në Krujë: Unë do flas pak, qenkeni brisk e kaluar briskut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me të rinjtë e Krujës në kuadër të turit në gjithë Shqipërinë, ndërsa ka folur për problematikat që ata kanë dhe sugjerimeve të tyre për një qeverisje më të mirë.

Ndërkohë që takimi është zhvilluar në formën e pyetje-përgjigjeve por edhe të diskutimeve dhe ideve që japin të rinjtë, njëri prej tyre tha se “ne duhet të jemi arsyeja pse Europa duhet të na hapë dyert, dhe jo të bëhet Europa shtysë që ne të na hapen dyert”.

Ndërsa Basha u përgjigj se ndjehet i befasuar nga entuziazmi dhe propozimet e të rinjve në Krujë, ndërsa ka thënë se ai vetë do të fliste pak pasi ia vlente të dëgjonte ata.

“Unë do të flas pak, sepse me sa po shoh ju qenkeni brisk e kaluar briskut, kështu që e shikoj më të arsyeshme t’ju dëgjoj ju”, tha Basha ndërsa ka vijuar duke treguar një eksperincë personale të tij gjatë kohës që ishte student në Hollandë dhe që u zgjodh si përfaqësues i këtij shteti në një konkurs që zhvillohej në Amerikë.

“Unë nuk kam qenë emigrant por student dhe në këtë kohë unë jam përzgjedhur në katërshen e përzgjedhur si i pari për të përfaqësuar Hollandën në një konkurs në SHBA. Sot ka sa të duash raste të gjeneratave të suksesshme, po marr muzikën. Kudo ku ulesh dëgjon Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, në sport, kemi me shumicë futbollistë që shkëlqejnë, po ashtu në letërsi e shkencë. Shqiptarëve po t’ju japësh mundësi shkëlqejnë. Por si garantohet kjo, me demokraci funksionale, me zgjedhje të lira”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *