AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha komenton takimin e nesërm: Kur marrin këto masa për veten tonë pse nuk i marrim për ata që punojnë tek fasonët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një deklaratë në lidhje me ftesën e bërë nga Presidenti për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Teksa ka komentuar vendin e takimit dhe atë të ndryshuar, Basha e ka vënë theksin tek masat që po merr qeveria për frenimin e pandemisë.

Ai thotë se me këtë njoftim-mbledhje ndodhen dy standarte duke thënë se Keshilli i Sigurisë bëhet online për të ruajtur veten, Rama nuk mbyll fasoneritë dhe call centers, duke përsëritur edhe njëherë kërkesën për mbylljen e këtyre bizneseve.

Deklarata e plotë

Pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore, kryeministri duhet të mbyllë menjëherë bizneset me numër te madh të punësuarish në hapësira të mbyllura, si call center, fasoneri, fabrika të panevojshne për funksionin jetik në ekonomi. Nuk kam asnjë mëdyshje për këtë kërkesë.

Arsyeja kryesore është se mund të na zhvlerësohet çdo sakrificë tjetër, nëse vazhdojmë të mbajmë në qendrat tona urbane në Tiranë, në Durrës, Lezhë, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan vende me perqendrim të madh njerëzish, kryesisht kryefamiljarë, që mund të qarkullojnë virusin, të kthehen në shtëpi.

Nuk ka asnjë alibi, duhet vepruar urgjentisht. Sot, u njoftuam për mbledhjen e Këshillit të sigurisë Kombëtare. Fillimisht u njoftuam se do të nbahej në Pallatin e Brigadave. Më pas, erdhi njoftimi se do të bëhej online, mesa duket si masë paraprake, mdonëse u informova se edhe në Pallatin e Brigadave do të respektoheshin distancat e rekomanduara nga mjekët.

Çështja është kur marrin këto masa për veten tonë pse nuk i marrim për ata që punojnë tek fasonët apo tek ata që punojnë në call center. Nuk është puna të ruajmë vetëm kurrizin tonë. Duhen marrë masa për të mbrojtur njerëzit që janë më të ekspozuar. Kjo është thirrja që kam. Jemi të vonuar në këtë drejtim, duhet bërë një orë e më parë”.

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *