Zëdhënësja e fushatës e Partisë Demokratike, Floriana Garo në një intervistë në FaxNews me gazetaren Edona Haklaj ka zbuluar disa nga planet e saj për të ardhmen, si e mori vendimin për të hyrë në politikë dhe çfarë mendon ajo për sjelljen e kryeministrit Rama në lidhje më femrat.
“Është interesante në fakt, jeta ime ka qënë gjithmonë në lëvizje, kjo përmban brenda edhe guximin. Kthimin nga Amerika ka qënë sepse dhe për shkak të jetës time të asaj kohe që kam marrë edh atë vendim, por Shqipërinë e kam dashur gjithmonë. Ky vendim për të ardhur këtë herë përveç kontributit për vendin përmban dhe dashurinë e madhe të time dhe të tim shoq për të jetuar në këtë vene që fëmijët tanë të jetojnë këtu dhe të mësojnë shqip.
Unë jam nisur për gjatë, por jetës nuk i dihet asnjëherë. Kur të arrij të marrë eksperiencën jetësore unë mund të futem në fushën e politikës për të dhënë. Sigurisht që kam pritur për këtë gjë dhe kam menduar që tani është momenti dhe tani pash nevojën e ndryshimit. Ndryshimin për të rinjtë shqiptarë që po largohen gjithnjë e më shumë. Të gjithë këta të rinj që po largohen dhe që shohin shpresën gjetkë nuk është dëshirë për të lënë vendin, por për një jetesë më të mirë. Kjo është shumë e trishtë të shikosh të rinjtë tek largohen.
Është ndryshimi dhe e dyta janë vlerat që ka kjo parti dhe kur ka ardhur momenti se si do të jepja kontributin tim në politike patjetër që do të ishte PD-ja. Përveç bindjeve dhe vlerave që ka kjo parti kështu që patjetër do ti bashkohesha kësaj partie.
Si e priti basha vendimin
Me Bashën jam takuar në 2013 dhe e kam parë gjithmonë si njeri fisnik. Kur i thashë për vendimin e priti me shumë entuziazëm, shumë mirë. Thjesht mori kohën e tij për rolin që do të më përshtatej mua më shumë. Dhe kur më tha për rolin e zëdhënëses, mendova ok un mund ta bëj dhe për sa kohë e bëj këtë gjë pse jo.
Dikush thotë duhet të jesh më e ashpër, por kur Basha më zgjodhën për këtë gjë më zgjodhën sepse i pëlqen si e bëj këtë punë.
Po flas me një gazetare që e ka provuar sjelljen e ashpër të kryeministrit, më duket e pavend sesi ka trajtuar gratë gjatë këtyre 8 viteve është e pajustifikueshme dhe e kam bërë atë replikë ashtu siç unë e kam menduar. Duhet të kërkonte falje për atë çfarë ka bërë sepse duhet të kërkojë falje.”, u shpreh Floriana Garo.
(R.G/Faxweb.al)