Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama në lidhje me faktin që iu shmang akuzave për krimin. Po ashtu ai sy më sy iu drejtua deputetëve socialistë se pse qeshin nga zori, dhe janë veçse kukulla në shërbim të interesave kriminele të Ramës.
“Mori kohën e Parlamentit për të dërdëllitur. Deputetët e tij qeshin nga zoti, qeshni për ata që u vranë në Lushnje para dy ditësh, apo për atë të moshuarin që u plagos aksidentalisht, pse qeshni ju. Jeni kukulla pa personalitet. Disa prej jush kanë punuar ndershëm, po siu la rrugë tjetër ky që keni këtu prapa.
Nuk ka nevojë që të tregoj foto për këtë pasi kriminelët i keni pasur këtu, për të dënuarit me prostitucion, për vrasje për përdhunim, që i çuat deputetë e kryetarë bashkie. Për Grisedën, që i futët një jastëk në bark dhe ja hoqët prapë në mënyrë që të bllokonit liberalizimin e vizave u shpreh ndër të tjera Basha.
(E.K/SHUPLAKA)