Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetin social facebook, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një gjuhë përbashkuese duke u kërkuar të bashkohen dhe të votojnë ndryshimin pasi ai do të jetë kryeministër i të gjithëve pas zgjedhjeve.
Basha u shpreh se rreziku më i madh i familjeve shqiptare është një mandat i tretë i Edi Ramës. Ndërkohë që në fund të fjalë së tij Basha u premtoi të gjithë emigrantëve votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme.
“Të gjithë i kemi parë dështimet e Ramës. Për 8 vite kryeministri në ikje nuk bëri asgjë. Nuk e hapim më derën për dështimin. E vërteta është që rreziku më i madh për familjet shqiptare është një 4-vjeçar tjetër me një kryeministër i cili dështoi për 8 vite. Kemi kaluar kaq shumë vështirësi së bashku dhe ja kemi dal pasi kemi qenë të bashkuar. Të bëhemi sërish bashkë dhe ju ftoj të gjithëve pa asnjë dallim: Votoni numrin 9.
I drejtohem dhe socialistëve, ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë.
Më ndiqni nesër live në turin e shpresë në turin e ndryshimit nga Saranda në Veri. Një përshëndetje kam dhe për emigrantët, për ato që kjo qeveri nuk e realizoi dot, ne do të mundësojmë votimin elektronik për të gjithë shqiptarët jashtë vendit pa ardhur në Shqipëri”, tha Rama.