Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ambasadorët ‘zbarkojnë’ në zyrën e Bashës, çfarë pritet të diskutohet

Zv. ambasadorja amerikane Moses Ones, ambasadori i BE-së Luigi Soreca si dhe ambasadori britanik Duncan Norman do të zhvillojnë një takim në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Takimi do të mbahet rreth orë 15:00 dhe në kuadër të diskutimeve do të jetë mbarvajtja e punimeve në Këshillin Politik  për përmbylljen e Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu mësohet se në këtë takim do të jenë edhe anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Kujtojmë se, dje është mbledhur Këshilli Politik por palët nuk kanë gjetur marrëveshjen për implementimin e ndryshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *