Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar replikat me kryeministrin Rama në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend.
Kryedemokrati theksoi se mijëra familje në vend po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërkohë që ‘Tirja e qeverisë’, duke iu referuar kryeministrit Rama, gjen kohë të gajaset në Tëitter.
Postimi i plotë: Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Tëitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.