Një incident ka ndodhur gjatë transportimit të një pacienteje me Covid 19 gjatë mëngjesit të sotëm në spitalin Infektiv në Tiranë.
Teksa ishin duke e zbritur nga makina, shoferi së bashku me mjekët, barrela ka rënë, dhe ka dëmtuar paksa edhe vetë personin që po tentonte ta nxirrjte jashtë.
Shkak për këtë duket se është bërë obeziteti i pacientes. Ndërkohë në video shihet edhe mjeku Tritan Kalo, i cili po vinte nga shtëpia e tij drejt pavionit, që i afrohet barrelës, por për shkak se nuk kishte mjetet e duhura mbrojtëse nuk e prek pacienten.
Numri i personave të shtruar ka rënë ditët e fundit në Infektiv, ndërkohë që rastet më të rënda dhe që kanë nevojë për frymëmarrje të drejtuar, janë zhvendosur drejt Sanatoriumit.