Pjesëtarë të familjes së Berat Buzhalës ishin infektuar me Covid-19, ndërsa mes tyre edhe i ati i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Gazetari i cili edhe vetë ka qenë i infektuar, ka kujtuar mbrëmë ndarjen nga jeta të babait, në një mënyrë të veçantë. Para nisjes së ndeshjeve të Champions League është mbajtur një minutë heshtje dhe mbrëmë është luajtur sfida Barcelona-Napoli, ku fituan spanjollët.
Babai i gazetarit ka qenë tifoz i zjarrtë i Barçës dhe para nisjes një minutë heshtje u mbajt dhe në nder të tij. Më tej ai kujton dhe kohën kur kanë para sfidën e parë në Itali mes Napolit dhe Barcelonës dhe babai i kishte thënë se në sfidën e ardhshme gjërat do ndryshonin.
“Nje minut heshtje per viktimat e COVID’it, para ndeshjes Barca – Napoli. Nuk ka qysh mos me mu kujtu njani prej tifozeve me te zjarrte te Barces, viktime e COVID’it, baba i jem i dashtun, me te cilin e kemi keqyr ndeshjen e pare ne Napoli. Eh. Kush kish thane qe ne ndeshjen e kthimit gjanat kane me ndryshu. Miss you tonight ??”, shkruan Buzhala.