Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Dje u transportua në spital”, miqtë e 61-vjeçarit që u deklarua sot si viktimë e Covidit kundërshtojnë Ministrinë e Shëndetësisë: Vdiq nga diabeti!

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se mes katër pacientëve që kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit si pasojë e Covidit është edhe një 61-vjeçar nga Saranda. Por miqtë e tij kanë reaguar duke hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë duke thënë se nuk kishte asnjë shenjë të Covidit kur u dërgua në spital.

Në një prononcim për Saranda Web, thonë se 61-vjeçari vuante nga diabeti dhe se vetëm ditën e djeshme u transportua drejt spitalit për shqetësimet nga diabeti, pasi kryente çdo ditë insulina.

Mbetet ende mister nëse janë marrë tamponat e familjarëve të 61-vjeçarit, të cilët duhet kanë qenë në kontakt me të dhe sipas rregullave për të ndalur përhapjen e Covidit duhet të izolohen. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *