Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar ditën e sotme për protestën, që po mbajnë disa banorë në zonën e Laprakë te lagjia ish-Kombinati “Josif Pashko”, kundër bllokimit të rrugës kryesore nga ARRSH dhe Bashkia Tiranë.
Sipas ARRSH-së devijimi i trafikut ka ardhur si rezultat i planit të menaxhimit të trafikut te ish-sheshi Shqiponja, në mënyrë që të shmanget një kaos i mundshëm në kryqezimin e rruges “Vangjel Noti “ me rrugen “Gjergj Legisi”.
Banorët të shqetësuar për kamerën e FaxNews ngritën shqetësimi se rruga e bllokuar është e vetmja lidhje me pjesën tjetër të qytetit. Ata shprehen se tashmë nuk kanë mundësi për të çuar fëmijët në shkollë ose të sëmurët në spital. Sipas tyre autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë njoftim se sa do të zgjasë bllokimi i rrugës dhe për çfarë arsyeje.
Reagimi i ARRSH-se:
Si pasoje e planit te menaxhimit te trafikut ne ish sheshi Shqiponja faza 4.5 ka lindur nevoja per te bere kete modifik beim te levizjes se automjeteve per te mos patur nje bllokim dhe kaos ne kryqezimin e rruges “Vangjel Noti “ me rrugen “Gjergj Legisi” .
Per kete aresye: Kryqezimi i Rruges Vangjel Noti me Rrugen Buna, ardhja nga Petrit Radovicka qe vijon ne rrugen Vangjel Noti, do devijojet majtas tek shinat e trenit ne drejtim te rruges Buna per te dale tek Jordan Misja, ura e Paskuqanit dhe Bulevardi Zogu i I.
(E.H/Faxweb.al)