Bangladeshi pritet të fusë në fuqi dënimin me vdékje për personat e dënuar për dhúnim séksual pas protestave të vazhdueshme kundër dhúnës séksuale në vendin e Azisë Jugore.
Të hënën, kabineti qeveritar i miratoi ndryshimet për dënimin më të lartë të lejuar për dhúnuesit séksualë nga dënimi me burgim të përjetshëm në dënim me vdékje, shkruan CNN.
Dispozita e re do të futet në fuqi posa të nënshkruhet nga presidenti Abdul Hamid. Ky hap vlerësohet si formalitet.
“Sigurisht, (ligji) do të jetë parandalues për krime të tilla, përderisa ne njëkohësisht do të bëjmë përpjekje të plota për ta përshpejtuar procesin e gjykimit në rastet e dhúnimit séksual në gjykatat përkatëse”, tha ministri i Drejtësisë, Anisul Huq.
Qeveria e Bangladeshit është përballur me thirrje që të bëjë më shumë për ta parandaluar dhúnën séksuale pas publikimit të një videoje, ku një grup burrash shiheshin duke e sulmuar séksualisht një grua në pjesën jugore të vendit.
Sipas një organizate për ndihmë ligjore dhe të drejta të njeriut, së paku 975 gra dhe vajza janë dhúnuar séksualisht vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti.