Një banesë dy-katëshe në qendër të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët. Objekti ndodhet pranë Muezut Arkeologjik. E gjithë banesa, në të cilën jetojnë tre vëllezër është përfshirë nga flakët ndërsa mbetet e paqartë nëse ka pasur apo jo njerëz brenda.
Shkak për rënien e flakëve dyshohet ndezja e zjarrit për tu ngrohur pasi banesa nuk ka patur energji elektrike. Vëllezërit jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Prej vitesh në shtëpinë e tyre nuk ka energji elektrike dhe mbrohen me mjete rrethanore.
“Kemi 6 vite që nuk kemi drita, jetojmë me qiri. Jemi 3 vëllezër, jetojmë me ndihmat nga Kisha. I bëjmë apel shtetit të na ndihmojë, jemi shumë të varfër”, tha një prej vëllezërve për gazetaren e Fax News, Brikena Hoxhalli.
Dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. (A.M/Faxweb.al)