I ftuar në emisionin ‘Pushteti’ ishte Kreu i Uninonit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ku tha se Durrësin e mbajnë peng grupet kriminale të cilat shfrytëzojnë infrastrukturën e qarkullimit të mjeteve dhe të transportit.
“Mendoj që është momenti që ne jo vetëm të kontestojmë, opozita jonë nuk ka arsye vetëm vazhdojë metodologjinë e kontestimit apo të refuzimit. Gjithë nevoja që ka shoqërija dhe kryesisht ai qytet i vjetër, por me një qeverisje të pastabilizuar. Janë grupe kriminale që e mbajnë peng Durrësin. Janë grupet e krimit të organizuar dhe që shfrytëzojnë infrastrukturën e qarkullimit të mjeteve dhe të transportit”- u shpreh Çipa.
Ndër të tjera gazetari Çipa tha se bandat nuk i luftojnë rotacionet qeverisëse, por i lufton sistemi. Çipa u shpreh se politizimi i institucioneve është nja nga provat e ripërsëritura nga të dy partitë politike.
“Bandat nuk i luftojnë dot rotacionet qeverisëse, i lufton sistemi. Këtu çështja duhet të ndërtohet që bëri një gabim dhe vazhdon ta bëjë kryeminstri aktual me sistemin e drejtësisë se u shfaq se do të bënte i vetmi reformën në Shqipëri, nuk bëhet në mënyrë të njëanshme reformë në një sistem. Kjo është utopike se ne jemi në sistemin e demokracisë se po të mos ishim nuk do ta interpretonim këtë gjë. Por politizimi i institucioneve mendoj unë është një nga provat e ripërsëritura në sjelljen politike të dy partive më të rëndësishme në vend”-shtoj Çipa.