Balla:
“Zotëria non grata e kaloi me 7 minuta kohën e tij proceduriale, i takonin vetëm 3 minuta, ndërsa foli rreth 10 minuta. Kjo është tallje me Kuvendin e Shqipërisë. Një tragjedi që nongrata bashkë me një nga partnerët e biruciave të vijë të bëjë pis sallën e Parlamentit. Kohëzgjatja është përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, kërkesë për procedurë nga përfaqëues i botës së përtjme nuk pati asnjë. Mezi kemi pritur këtë diskutim sot, ku do të sqarohet më së miri dhe unë nuk do të resht së përshendeturi qeverinë që ka parashikuar që dhe një non grata të mos pijë një kafe në marinën e jahteve të Durrësit jo më të blejë ndonjë pronë aty. Ndaj meqë ka një propozim të hidhet në votim dhe të vijojmë me seancën. Pika ka të bëjë me kërkesën e një grupi të deputetëve për situatën në Veri të Shqipërisë dhe pastaj të kalojmë të Porti i Durrësit dhe të çmontojmë çdo akuzë nga përfaqësuesi i Putinit në Shqipëri dhe agjenti i sigurimit të Shtetit”.